Presidenti Nishani priti Kryetarin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti

Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, zotin Ali Ahmeti.

Biseda mes Kreut të Shtetit shqiptar dhe zotit Ahmeti u përqendrua kryesisht tek procesi zgjedhor në Maqedoni dhe rezultatet e partive politike shqiptare.

Presidenti Nishani pasi e uroi zotin Ahmetin për fitoren e subjektit të tij politik në zgjedhje, vlerësoi angazhimin dhe kontributin e të gjitha subjekteve politike shqiptare në procesin zgjedhor si dhe në proceset demokratizuese dhe integruese të Maqedonisë.

Kreu i Shtetit nënvizoi prioritetin që Shqipëria u jep marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit me Maqedoninë duke theksuar rëndësinë që ka garantimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni si një komponent shtetformues dhe garantues i stabilitetit atje.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se proceset e integrimit euro-atlantik janë thelbësore dhe përfaqësojnë interesin më madhor të të dyja vendeve, por edhe të rajonit në tërësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...