PD ka denoncuar lojën e LSI-së me amendamentet për koncesionet e laboratorëve shëndetësorë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, PD e ka akuzuar LSI-në si bashkëautore e të gjitha vjedhjeve, koncesioneve dhe abuzimeve të qeverisë Rama-Meta.
Duke i kujtuar LSI-së se vendimin për koncesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi, PD, i kërkon kësaj force politike të mos sillet me gjasme, duke gënjyer se “sikur mendon për popullin”, por “Nëse Ilir Meta është kundër koncesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në”.
Deklarata e plotë e PD-së

Gjasme amendamenti buxhetor i LSI-së, për koncesionin e laboratorëve në shëndetësi, nuk e ndalonte koncesionin e laboratorëve, dhe nuk kishte asnjë vlerë ligjore.
Vendimin për koncesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër koncesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në.
Gjasme amendamenti kundër koncesionit, ishte një manovër propagandistike e Ilir Metës për të bërë gjasme sikur mendon për popullin, pra ishte një gënjeshtër.
Po afrohen zgjedhjet dhe është koha kur Ilir Meta bën sikur nuk ka qenë në qeveri katër vjet.
LSI është bashkautore e të gjitha vjedhjeve, koncesioneve dhe abuzimeve të qeverisë Rama – Meta, nga një pjesë e të cilave LSI ka përfituar direkt.
Nëse Ilir Meta është për interesin publik, nuk do kishte bërë pazar me taksën e gazit. Nëse Ilir Meta është për interesin publik, le të ngrejë zërin kundër koncesionit të dializës që u shit për dy lekë tek klientët e LSI-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












