VIDEO/ Ja 10 gjërat për të cilat “çmendet” stafi ambasadës amerikane në Shqipëri

Shares

Amerikanët që jetojnë në Shqipëri, ose më saktë ata që punojnë në ambasadën e tyre në Tiranë, i kanë përshëndetur shqiptarët me anë të një videoje gazmore, ku edhe listojnë 10 gjërat që pëlqejnë dhe ju bëjnë më shumë përshtypje në vendin tonë.
Stafi i ambasadës amerikane në këtë mesazh të veçantë falënderimi për popullin shqiptar, nëpërmjet një video ku shfaqet i gjithë personeli amerikan, duket se janë të kënaqur nga jeta në vendin tonë. Ata vlerësojnë bashkëpunimin, lidhjet e ngushta mes vendeve tona, por janë edhe të çmendur pas rakisë dhe ju bën shumë përshtypje trafiku i çmendur apo përshëndetja, “mirë, mirë, mirë?”.

Me pak humor por edhe shumë mirënjohje për mikpritjen shqiptare, stafi liston 10 gjërat që u lënë më së shumti mbresë, gjatë jetës në Shqipëri


 1. Na pëlqeu suksesi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të Futbollit dhe tifozët kuq e zi.

 2. Më pëlqen të mendoj nëse kjo (tundja e kokës majtas-djathtas) do të thotë ‘po’ apo ‘jo’

 3. Raki rushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, raki molle, raki mare.

 4. Të ngjitem në shtigjet e mrekullueshme malore dhe të notoj në lumenjtë e rrëmbyeshëm të kanioneve

 5. Perimet dhe frutat e freskëta

 6. Më pëlqen të paguaj me lekë të vjetra. Apo të reja?

 7. Nëse mbijetoni në trafikun shqiptar je gati të konkurrosh në Formula 1 dhe të mundesh Leëis Hamilton.

 8. Mikpritja e mrekullueshme shqiptare.

 9. Dy volume: lartë dhe shumë lartë.

10. Mjaftoni të dini vetëm një fjalë shqip: Mirë! Mirë? Mirë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...