Polakët paralizojnë Parlamentin, mijëra në protesta

Shares

Polonia është përfshirë nga protesta masive, ideja e të cilave nisi nga bllokimi që opozita bëri në parlament për miratimin e buxhetit të 2017-ës.

Me mijëra persona u mblodhën, me kushtetutën në dorë, mes rezidencës së presidentit dhe selisë së parlamentit ne Varshave, ku po zhvillohej përplasja politike më e rëndë e historisë së re kombëtare.

Të premten deputetët e opozitës organizuan një protestë në sallën e parlamentit duke penguar mazhorancën që të miratonte buxhetin e 2017-ës.

Për herë të parë që nga viti 1989, kryetari i parlamentit spostoi procesin e votimit në një sallë tjetër.

Protestat nisën pak pas largimit nga salla të një deputeti i cili kundërshtonte projektin e qeverisë për reduktimin e numrit të gazetarëve që mund të ndjekin seancat plenare.

Aktualisht vendi gjendet në mes të një konflikti institucional i cili përkthehet në një ndarje edhe më të thellë mes qyteteve dhe zonave rurale, qendrës dhe periferisë; votuesve të së djathtës nacional – konservatore të qeverisë dhe opozitës së liberal europianëve.

Protesta kundër diktaturës së re, koordinohet nga dy parti liberale – platforma e Gregor Sketina dhe Moderniteti i ekonomistit Rizard Petru. Në parlament opozita premton se do të vijojë bllokimin deri në 20 dhjetor./ Tv Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...