Vogëlushi i dhunuar në kopshtin Diren ka pasur një varg dhuratash këtë prag festash të fundvitit. Pas 6 muajsh kur pësoi dhunën nga administratorja Shabani, tani ka një mundësi të re.
Vogëlushi që preku zemrat e mijëra shqiptarëve për shkak të dhunës që pësoi nga administratorja e kopshtit privat, Anjeza Shabani (denoncuar nga emisionini investigativ “STOP”), tani do të jetë pjesë e shërbimeve të Qëndrës Rajonale të Autizmit në Farkë, shkruan balkanweb.
I shoqëruar nga prindërit, ai ju bashkangjit festës tradicionale të fundvitit që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë që drejtohet nga Liri Berisha organizon për fëmijët e qëndrave të autizmit.
Pas vlerësimeve të bëra nga stafi i specialistëve të Qëndrës Rajonale të Autizmit, ditën e hënë ai do të fillojë terapinë ABA. Kjo terapi do të ofrohet falas për vogëlushin ndërkohë që kostot e shërbimit në Qëndër do të mbulohen nga Armina Mevlani.
4-vjeçari që përloti shumë nëna shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të vendit. Ai falë kujdesit të prindëve që i kanë qëndruar shumë pranë gjatë kësaj kohe, sot i është kthyer buzëqeshja dhe qetësia edhe më shumë./Balkanweb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













