Të paktën pesë viktima janë identifikuar se i dhanë fund jetës për shkak të mungesës së dritave në rrethana të ndryshme. Nëse qeveria do të falte kamatëvonesat ndoshta ata nuk do të kishin vdekur. Ata janë viktimat e reformës në energji.
28 dhjetor 2014, Qamil Zela
Qamil Zela, banor i qytetit të Lushnjës, u arrestua më 28 tetor të vitit të shkuar, pasi u akuzua për vjedhje të energjisë elektrike. “Faji” i 52- vjeçarit ishte se kishte lidhur një dritë në një ambient që e përdorte për të gatuar byrekë, që më pas t’i shiste në shkollën e qytetit. Zela qëndroi dy muaj në burg, ndonëse i ishte premtuar se do të dilte shpejt, pasi shuma e debitit, siç pretendonte OSHEE, ishte shumë e vogël. Seanca e fundit e masës së sigurisë, e caktuar më 23 dhjetor, u shty për mungesë të prokurorit, duke çuar 52-vjeçarin drejt aktit ekstrem.
9 shtator 2015, Arif Doda
Arif Doda, 50 vjecar baba i dy fëmijëve të mitur, i dha fund jetës, duke qëlluar veten me automatik në dhomën e fjetjes. Ish-polici vrau veten pas një gjendjeje të rënduar depresive, të shkaktuar nga debati me punonjësit e OSHEE. Vetëvrasja u regjistrua rreth orës 16:00, në banesën përdhese të familjes Doda, që ndodhet në zonën mes Sanatoriumit dhe vendit të njohur si depot e ujit, mbi Qytetin Studenti, në Tiranë.
Nuk kanë mjaftuar as dokumentet si ish-punonjës Policie, as ai i kempit, madje as dëshmia e të gjithë familjarëve të tij për varfërinë e tejskajshme që elektricistët t’i toleronin edhe për disa ditë. Vendimi i tyre të martën ishte i prerë, ose të paguheshin 70 mijë lekë të rinj, nga 100 mijë që ishte debia, ose familja prej 5 anëtarësh duhej të qëndronte në errësirë.
21 shkurt 2015 Llazar Nasi
Llazar Nasi nga fshatin Poro i komunes se Novoseles. 56-vjecari Llazar Nasi nga fshati Poro i Vlorës, baba i tri vajzave, është gjendur i vetëvarur ditën e sotme në banesën e tij. Sipas familjarëve shkak është bërë mbifaturimi i energjisë elektrike i bërë nga OSHEE. Sipas dëshmisë që vëllai i viktimës ka dhënë në media, zyrtarët e OSHEE në Vlorë i nxirrnin edhe pengesa të tjera me dokumentacionin.
1 dhjetor 2014
Resmije Alla u vra nga korenti më 1 dhjetor 2014, banuese në lagjen nr. 15 Durrës.
Familjarët u kanë treguar bluve se nuk ka pasur drita në banesë. Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, e ndjera ka gjetur një kallam. 38-vjeçarja u orvat të godiste e të kapte telat në një shtyllë me kallamin, në mënyrë që të krijonte kontaktin. Për shkak se kallami ishte i lagur, Resmije Allën e ka zënë korrenti, duke vdekur në vend.
Barbulla Pepa
E moshuara nga 91-vjeçare nga fshati Fang i Mirditës, e cila jetonte në kushte të varfërisë ekstreme, krejt e vetme dhe pa energji elektrike vdiq nga i ftohti.
Barbulla Pepa, e cila rreth një muaj e gjysmë më parë i bëri apel qeverisë që t’i rilidhte energjinë e elektrike nuk mundi ta përballonte dot këtë dimër të ftohtë, krejt e vetme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














