Lirimi i Lul Berishës, demokratët protestojnë në Durrës kundër Dakos

Shares

Pasi i ka kërkuar kryeministrit Rama shkarkimin e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me pretendimin se ka ndikuar në lirim nga burgu të Lulzim Berishës, Partia Demokratike ka nisur sot protestat. Të mbledhur para Bashkisë së Durrësit, deputetët e PD kanë kërkuar dorëheqjen e Dakos.
PD akuzon kryetarin e Bashkisë së Durrësit për shkelje të rënda të ligjit, siç është favorizimi i lirimit nga burgu i Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës kriminale të Durrësit.
Sipas opozitës, Vangjush Dako ka garantuar punësimin e Lulzim Berishës. Dako ka kryer shkelje të rënda, duke lëshuar vërtetim për punësim pa u mbështetur në asnjë ligj të Republikës së Shqipërisë.
Më herët, kryedemokrati Basha i ka kërkuar kryeprokurorit Adriatik Llalla nisjen e menjëhershme të hetimeve për Vangjush Dakon.
Vendimi për lirimin e Lul Berishës solli reagime të ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili tha se lirimi Berishës ishte i papranueshëm dhe duhet të na indinjojë. Kambanë alarmi e cilësoi nga ana tjetër edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
   

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...