Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë me Policinë Italiane.
Operacioni i koduar “Boaster” ka sjellë arrestimin e 22 personave në Itali e Shqipëri, 20 prej tyre në Itali dhe 2 në Shqipëri.
Operacioni ka nisur në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Në kuadër të Operacionit “Boaster”, sot në orën 06:00, në vendin tonë dhe në Itali janë arrestuar gjithsej 22 persona si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike me shtrirje në vendin tonë dhe në vendet e BE-së. Nga 22 shtetasit e arrestuar, 2 prej tyre janë arrestuar në vendin tonë në orët e para të mëngjesit.
Operacioni ka filluar në të njëjtën orë dhe është ende në zhvillim.
Nga Strukturat e Policisë së Shtetit të përfshira në këtë operacion janë arrestuar shtetasit:
• Enea(Eldi) MILLA (DOMA), 32 vjeç, lindur në Tiranë,
• Adriatik ALSHABANI, 29 vjeç, lindur në Durrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












