Rreth dy javë pas vizitës së Drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit të SHBA (CIA), John O. Brennan në Shqipëri, mësohet se me ftesë të kujt ai erdhi në vendin tonë.
Këtë ftesë, mësohet se e ka bërë homologu i tij shqiptar, Drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika.
Zbulimin e ka bërë vetë kreu i SHISH, kur, nëpërmjet një kartoline drejtuar punonjësve të këtij shërbimi, Visho Ajazi Lika, përmend dy ngjarjet më të mëdha të këtij viti për SHISH, të cilat janë: “Dekorimi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), me datën 04. 07. 2016, nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me Dekoratën e “Artë të Shqiponjës” dhe; Vizita e suksesshme zyrtare në SHISH, e datës 06. 12. 2016, në përgjigje të ftesës së Drejtorit të SHISH, Visho Ajazi Lika, e Drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit të SHBA (CIA), John O. Brennan, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të agjencisë së tyre”.
Më tej, kreu i SHISH, uron punonjësit e shërbimit që drejton dhe “Me këtë rast rishpreh edhe një herë konsideratën dhe mirënjohjen time për profesionalizmin e objektivitetin e treguar dhe punën që keni kryer gjatë këtij viti. Kjo më bën të ndihem edhe më optimist, pasi shikoj dhe konstatoj tek ju gatishmëri, përkushtim, dashuri për profesionin, etj”.
Kartolina
MESAZH URIMI, I DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR (SHISH) Dr. VISHO AJAZI LIKA, PËR PUNONJËSIT E KËTIJ SHËRBIMI, ME RASTIN E FESTAVE TË FUNDVITIT 2016
Të nderuar kolegë dhe kolege të SHISH;
Me rastin e festave të fundvitit 2016, ju uroj Gëzuar, mbarësi, shëndet e lumturi mes kolegëve dhe në familjet tuaja! Gjithashtu, ju uroj suksese të mëtejshme në realizimin e detyrave në shërbim të Shtetit dhe vendit tonë.
Gjej rastin të shpreh mirënjohjen time për të gjithë punonjësit, burrat e gratë, për gatishmërinë, kontributin dhe përkushtimin e treguar në realizimin e detyrave të ngarkuara nga ligji dhe nga Prioritetet e Qeverisë për vitin 2016.
Sukseseve të këtij viti u janë shtuar edhe dy ngjarje domethënëse për një Shërbim Informativ.
Dekorimi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), me datën 04. 07. 2016, nga Presidenti i Republikës, Sh. T. z. Bujar Nishani, me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, të cilën e kemi njoftuar zyrtarisht më parë.

Gjatë kësaj vizite, u zhvillua një takim kokë më kokë midis dy Drejtorëve të Shërbimeve, takime mes delegacioneve respektive si dhe një takim me stafin drejtues të SHISH. Takimet e zhvilluara u karakterizuan nga fryma e bashkëpunimit miqësor.

Këto përbëjnë bazë solide për arritje rezultatesh të larta, në luftën kundër çdo veprimtarie që cenon sigurinë kombëtare. Duke ju përgëzuar për punën dhe përpjekjet e vitit 2016, për kontributin tuaj në
forcimin e mëtejshëm të kohezionit ndërinstitucional shqiptar, dhe rritjen e reputacionit ndërkombëtar të institucionit tonë; shpreh bindjen se veprimtaria e SHISH, edhe gjatë vitit 2017, do të vazhdojë me
modesti, por pa u lëkundur, në përmbushjen e pritshmërive që rrjedhin nga misioni i tij ligjor.
Përzemërsisht uroj që, të kaloni të gëzuar Festat, dhe në lumturi me familjet, miqtë dhe shoqërinë tuaj.
Urime të përzemërta dhe të sinqerta!
D R E J T O R I
VISHO AJAZI LIKA
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












