Mëngjesin e sotëm, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka lëshuar akuzua në adresë të Turqisë, duke lënë të kuptohet se Turqia është përgjegjëse për vrasjen e ambasadorit rus dje në Ankara.
“Në bazë të të gjitha ligjeve mbi të cilat bazohen e funksionojnë marrëdhëniet diplomatike, vendi pritës është përgjegjës për sigurinë e misioneve diplomatike. Për këtë presidenti Putin ka kërkuar të garantojë misionin diplomatik rus”, ka thënë ai.
Një natë më parë Presidentët Putin dhe Erdogan shkëmbyen mesazhe të buta njëri me tjetrin duke e vënë theksin duke komentuar vrasjen si tentativë për të prishur marrëdhëniet tashmë të konsoliduara mes Ankarasë dhe Moskës.
Nesër pritet të mbahet një takim i rëndësishëm për Sirinë mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit në përpjekje për të konsoliduar regjimin Asadit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












