“Koncerti i Vjenës” në Tiranë në datën 2 janar, të propaganduar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, ka detyruar ambasadën e Austrisë, të bëjnë një sqarim në formën e përgënjeshtrimit të këtij lajmi “të madh”.
Sipas ambasadës austriake, raporton DRONI.al, mësohet se në datën 2 janar do të performojnë në Tiranë 36 artistë, anëtarë të “Ansamblit Filarmonik të Vjenës”, anëtarë dhe ish-anëtarë të Filarmonisë së Vjenës, si dhe nga muzikantë të tjerë austriakë.
Deklarata e plotë e ambasadës austriake në Tiranë

Në datën 2 Janar do të performojnë në Tiranë 36 artistë të renomuar nga Vjena. Ky grup përbëhet nga anëtarë të “Ansamblit Filarmonik të Vjenës”, anëtarë dhe ish-anëtarë të Filarmonisë së Vjenës, si dhe nga muzikantë të tjerë austriakë.
“Ansambli Filarmonik i Vjenës” është themeluar në vitin 2013 me iniciativë të Shkëlzen Dolit, anëtar i Filarmonisë së Vjenës. Koncerti i organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AGE Art Production ka gjetur mbështetjen e disa kompanive austriake dhe shqiptare, si dhe të Ambasadës Austriake në Tiranë.
Një pjesë e madhe e biletave iu shit qytetarëve të interesuar në sportelin e pallatit të kongreseve si dhe online. Një pjesë tjetër iu shpërnda sponsorëve. Gjithashtu ndër të tjerash një pjesë e biletave iu dedikua grupeve me aftësi të kufizuara dhe studentëve të ekselencës.
Duke qenë se interesi ishte shumë i madh, vetëm një pjesë e vogël prej tyre arriti të mbetej e kënaqur me sigurimin e një bilete. Për këtë lutemi për mirëkuptimin Tuaj.
Dëshirojmë të theksojmë, se një pjesë e të ardhurave të mbledhura nga shitja e biletave do të shkojë për bamirësi, konkretisht për Fshatin SOS në Shqipëri. Gjithashtu koncerti do të transmetohet live në Radio Televizionin Shqiptar. Dëshirojmë t’ju urojmë një fillim viti të mbarë dhe t‘ju përcjellim të gjithë shqiptareve dhe shqiptarëve urimet më të mira në këto ditë festash.
Ambasada Austriake Tiranë.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












