Zbardhet marrëveshja, që ka firmosur Mirela Kumbaro dhe Shkëlzen Doli për koncertin në Tiranë.
Ajo që bie në sy nga kjo marrëveshja, është “angazhimi” i Ministrisë së Kulturës, e cila me kërkesë të Shkëlzen Dolit, të sigurojë që ajo vetë apo palët e treta të mos përdorin në asnjë mënyrë markën e regjistruar “Weiner Philharmoniker” (Filarmonia e Vjenës- Orkestra Filarmonike e Vjenës).

Sipas marrëveshjes, koncerti vjenez në Tiranë mundësohet pas një marrëveshjeje mes Ministrisë së Kulturës dhe violinistit Shkëlzen Doli, firmosur më 6 qershor të këtij viti, mes Mirela Kumbaros (ministre- në cilësinë e partnerit institucional) dhe Shkëlzen Dolit (ideatori i koncertit e violinist i Filarmonisë së Vjenës).

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












