4 ministra dalin kundër Ramës, por vetëm një voton kundër

Shares

4 ministra të qeverisë Rama nuk raën dakord sot gjatë një diskutimi në mbledhjen e qeverisë për të shpërblyer 12 emra të përzgjedhur të artit, kulturës dhe sportit.

Opinion.al ka mësuar se katër ministra kanë qenë kundër këtij vendimi të marrë nga qeveria, ndërsa, kundër ka votuar vetëm njëri prej tyre.

Sioas ministrave disa prej emrave që kanë përfituar një pension të posaçëm, nuk e justifikojnë një vendim të tillë nga ana e qeverisë.

Sipas tyre, kontributi i z.Çapajev Gjokutaj, nuk thotë asgjë për një vlerësim të këtij niveli.

12 personalitetet e shquara, sipas qeverisë, në botën e artit, sportit dhe kulturës që do të përfitojnë një pension të posaçëm nga qeveria janë: Edith Mihali, aktori i humorit Zef Deda, mjeku dhe ish-ministri Alfred Serreqi, sportistët Ilir Pernaska, Paulin Ndoja, Ramadan Rragami, Sabah Bizi, skenaristi Kujtim Gjonaj, Doktori i Shkencave Filologjike Çapajev Gjokutaj, por edhe Enver Shengjergji, Lulzim Balla dhe Lionel Konomi.

Në motivacion thuhet se ky pension vjen si shenjë mirënjohje për atë që këto figura kanë dhënë për Shqipërinë, ndërsa pensioni i posaçëm shtetëror është jo më shumë se dyfishi i atij maksimal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...