Putin në ceremoninë e ambasadorit të vrarë me trëndafila të kuq, nuk flet asnjë fjalë

Shares

Ceremoni homazh për përcjelljen në banesën e fundit për ambasadorin rus, vrarë në Turqi.
Ceremonia për të është e njëjtë me ato që zhvillohen për heronjtë në Rusi. Presidenti Vladimir Putin u paraqit me një tufë trëndafilash të kuq në homazhe, të cilat i la te këmbët e të ndjerit.
Ai preku arkivolin, takoi familjarët, u pa t’i thoshte diçka gruas së ambasadorit, por u largua nga ceremonia pa bërë asnjë deklaratë.
Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov vlerësoi ambasadorin, gjatë homazheve, në prani të nënës s tij Maria, te vese Marina dhe djalit Genadi.
Ne jemi duke i dhënë lamtumirën mikut tonë Andrei Karlov që u bë viktimë e një sulmi me qëllim të keq, të ndyrë terrorist, ndërsa ishte në krye të detyrës tha Lavrov në ceremoninë e mbajtur në selinë e ministrisë së jashtme. Ne kurrë nuk do të harrojmë Andrei.
Zyrtarët e lartë të shtetit kanë bërë nderime pranë arkivolit të hapur me trupin e ambasadorit Andrei Karlov në një ceremoni që është mbajtur në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme në Moskë, ndërsa aty të pranishëm kanë qenë edhe të afërmit e diplomatit të vrarë.
Trupi i Karlovit më pas do të dërgohet në Katedralen e “Krishtit Shpëtimtar”, afër Kremlinit, ndërsa Patriku ortodoks Kirill, do e udhëheqë shërbimin e funeralit.
Diplomati i karrierës është qëlluar për vdekje teksa ishte duke folur në një galeri arti në Ankara, më 19 dhjetor nga një person i cili më pas thirri “Mos e harroni Alepon” dhe deklarime të tjera që dukej se i referoheshin përfshirjes ruse në luftën civile në Siri.
Autoritetet turke thanë se vrasësi i Karlovit është Mevlut Mert Altintash, polic 22 vjeçar i cili nuk ka qenë në detyrë në kohën kur e ka kryer vrasjen.
Më 21 dhjetor, presidenti rus, Vladimir Putin e ka nënshkruar një dekret përmes së cilës e deklaron Andrei Karlov si Hero të Rusisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...