2 punonjës të policisë u arrestuan sot nga Shëbimi i Kontrollit të Brendshëm të Policisë pas arratisjes nga komisariati të Edison Pulës.
Dy policët akuzohen se neglizhuan gjatë detyrës.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, kur shtetasi i ndaluar ka mundur të largohet nga ambjentet e
Komisariatit të Fushë Krujës.
Sot në mesditë strukturat e SHÇBA-së Durrës arrestuan dy punonjësit e Policisë me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit Krujë:
– Denis Çela, 22 vjeç
– Naim Stafuka, 39 vjeç, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Gjithashtu SHÇBA po heton në gjendje të lirë oficerin e Patrullës së Përgjithshme G.T..
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












