Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vizitoi efektivin e plagosur sot në spitalin e Traumës, i cili mori një plumb në kokë gjatë aksionit për kapjen e grabitësit të një automjeti në Lezhë.
Basha tha se efektivi ka mbëshetjen dhe përkrahjen totale të PD-së, por theksoi se beteja me krimin është një betejë e rreptë dhe e ashpër, në kushte të pabarabarta tani qe krimi ka pushtet politik.
Por sipas Bashës, bashkë me qytetarët do ia dalim të presim lidhjet e krimit me politikën dhe të mposhtim krimin me forcën e hekurt të ligjit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












