PD njeh vettingun por deklaron se Kryeministri po ndikon procesin

Shares

Partia Demokratike deklaroi sot se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Vetingut dhe ripohon vendosmërinë e saj për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe shërbëtorët politikë.

Por pavarësisht faktit PD deklaron se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të shtrijë ndikimin e Kryeministrit në gjyqësor.

Partia Demokratike mbetet njësoj e shqetësuar se ligji aktual do ta vendosë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën kontrollin e Kryeministrit.

Kontrolli qeveritar i vetingut është njësoj i rrezikshëm pavarësisht se kush është kryeministër. Por në kushtet aktuale, kur kryeministër është Edi Rama i cili është i lidhur me krimin dhe është zhytur në korrupsion, kontrolli kryeministror i vettingut do ta thellojë korrupsionin dhe kapjen e drejtësisë nga politika”, deklaroi PD.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk kishte marrë më herët mbështetjen e mjaftueshme për të dalë në këtë formë që u publikua sot. Katër gjyqtarë ishin kundër dhe katër pro, cfarë do të sillte të njëjtin rezultat, rrëzimin e kërkesës së PD për mungesë kuorumi por në një formë tjetër.

Ditët e fundit ka ndryshuar raporti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...