Interpelanca me Edi Ramën, është përcjellë sot me përplasje jo vetëm mes kryemsitrit me Ben Blushin, por edhe të deputetëve të tjerë socialist me ish-deputetin socialist.
Gjatë kohës që Ben Blushi akuzonte Ei Ramën si përgjegjës për bllokimin e procesit të Integrimit, deputetët Taulant Balla dhe Erion Braçe, i përgjigjeshin herë pas here, në vend të kryemsitrit, nga vendi ish kolegut të tyre në Partinë Socialiste.
Në një moment kur Ben Blushi kërkoi që Edi Rama të ishte i pranishëm në sallë, kur ai fliste, Taulant Balla ka “justifikuar” mungesën e kryeministrit, duke demonstruar se ia dinte edhe orarin kur ai (Edi Rama), kishte orarin e vajtjes në banjë, për nevojat personale.
“Sa herë flet ti, atij i shkohet në banjë”, ishte reagimi “azer xhevap” i Taulant Ballës.
Një tjetër replikë Ben Blushi e pati edhe me Erion Braçen.
“Vazhdo aty fol. Ç’punë ke me kryeministrin”, i tha Braçe Blushit, kur ky i fundit kërkoi që Rama të kthehej në sallë pasi ishte larguar.
Por e menjëhershme ishte edhe përgjigjja e Blushit për deputetin Balla.
“Pusho ti miush, mos fol”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













