Një hajdut automjetesh është arrestuar në flagrancë sot në Tiranë, ndërsa mësohet se ai ishte person me precedentë të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.
Burime të Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se rreth orës 13:44, kishte mbërritur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në zonën e njohur si Poligrafiku, te një servis automjetesh, ishte vjedhur një automjet tip BMW.
Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë së Tiranës dhe rreth orës 14:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në Laprakë, kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe arrestimin në flagrancë të Niko Zaimi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”
Ky person, ka përfituar nga momenti që mekanikët e kishin lënë automjetin tip BMW, të ndezur në hyrje të servisit dhe e ka marrë duke u larguar me shpejtësi.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












