FOTO/ Vetëvrasja në burgun e Rrogozhinës, flasin familjarët dhe shokët e 22-vjeçarit

Shares

Në Kolonjë të Lushnjës, dhimbja është e madhe për familjen Halili. Njëri nga djemtë, 22-vjeçari Estref Halili, ndërroi jetë pasi u vetëvar në qelinë e burgut Rrogozhinë.
Prindërit e tij, Hartjan dhe Entela Halili, thonë se në burg duhet të ishin persona që transportojnë drogë me kamionë dhe jo djali i tyre që u kap me cigare hashash.
Pas futjes në burgun e Rrogozhinës, i fundit që e takoi ishte vëllai i tij. Sipas tij Estrefi ka qenë i heshtur por ka shfaqur zemërimin pse ishte arrestuar përsëri për konsum të lëndëve narkotike.
Dënimin e parë i riu e kishte marrë kur ishte 18 vjeç me pesë vjet burgim për konsum të lëndëve narkotike. Arriti të kryente dy vjet e gjysmë dhe në shkurt të 2016-ës është liruar nga burgu i Kosovës së Lushnjës.
Me 22 dhjetor 2016, Estref Halili arrestohet për herë të dytë. Përsëri për një cigare hashash dhe një thikë, të cilat iu gjetën në automjetin e tij nga policia. Në burgun e Rrogozhinës 22-vjeçari ishte në pritje të marrjes së dënimit.

Familjarët
Familja e 22-vjeçarit ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa janë ende të paqartë pse djali i tyre vendosi të ikte kështu nga kjo botë. Mes lotësh nëna dhe motra e tij nuk mund të flasin shumë. Ajo thotë se djali i saj nuk merrej me trafik droge. Ndërsa i ati thotë se i biri nuk ishte trafikant, por vetëm përdorues, dhe shton ta ketë kryer këtë akt në gjendje të rënduar psikologjike
Familjarët kërkojnë që drejtësia të zbardhë sa më parë shkaqet që e shtynë të riun drejt vetëflijimit, pasi sipas tyre, Estrefi nuk kishte konflikte dhe ishte tip i urtë e i shoqërueshëm si dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme.
Sipas familjarëve dhe shokëve të viktimës, shpesh herë Estrefi ishte nën shënjestrën e policisë. Atij i bëheshin kontrolle të shumta sa herë ndeshej në rrugë nga policia.
Halili u gjet i vetëvarur me litarin e tutave të sportit që i mbante veshur në tualetin e dhomës së burgut Rrogozhinë mbrëmjen e së martës, nga shokët e tij.

Shokët
Ndërsa shoku i tij që jeton në Athinë konfirmon, se Estrefi ka vepruar nga turpi.
Ai thotë se e njihte si djalë shumë të mirë dhe të urtë, por që e kanë burgosur dy herë vetëm për një cigare hashash, ndërkohë siç thotë ai, të tjerët që trafikojnë kamionë me drogë nuk i gjen asgjë
“Ishte shumë djalë i mirë. Shteti i dënoi për një cigare hashashi, nga depresioni dhe besoj unë nga turpi që u fut për të dytën herë në burg u detyrua të varë veten me mesazhin që në vend të vihet drejtësia. Të mos kalben shqiptarët për një cigare hashash nëpër burgje, ndërsa të tjerët çojnë kamionë me drogë dhe dalin përsëri”, shprehet ai.
estref halili1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...