Pas identifikimit të personit që u vetëmbyt sot në liqenin artificial të Tiranës, zbardhen veprime te fundit të tij, si dhe shkaqet që e çuan drejt këtij akti.
Nga hetimet paraprake, mposhte se 50-vjeçari Edmond Ramushi nuk ishte duke kaluar ditë të mira. Disa ditë më parë, ai kishte marrë një përgjigje negative nga një prej bankave të nivelit të dyte, pasi kishte aplikuar për kredi.
Për pasojë, i shtyrë nga gjendja e vështirë ekonomike, dhe përgjigja negative e bankës, në kushtet e rëndesës psikologjike, ai është detyruar të ndërmarrë aktin e vetëflijimit.
Sipas burimeve, para se të ndërmerrte aktin ekstrem, ai kishte telefonuar një mikun e tij duke i thënë se do të mbytej në Liqen.
Një person ka humbur jetën paraditen e sotme në liqenin artificial në Tiranë.
Burimet e Policisë Vendore, kanë njoftuar paraprakisht se rreth orës 11:20, është marrë një telefonatë te numri i emergjencave 112, se një shtetas ka hyrë në brendësi të liqenit artificial.
Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të digës së këtij liqeni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












