Një ngjarje rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur gjatë natës midis të martës e të mërkurës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një komisariati dhe ka pasur për protagonistë dy kolegë me uniformë policie.
Nga dëshmitë, mësohet se dy policë të Komisariatit nr. 2 janë përfshirë në një sherr dhe përplasje fizike me njëri-tjetrin. Jo vetëm kaq, por situata ka degjeneruar deri në atë shkallë, sa policët si “cowboys”-a kanë nxjerrë edhe armët, të cilat për fat nuk janë përdorur.
Për ti ndarë nga kjo përplasje fizike dhe me armë, kanë ndërhyrë kolegët e tjerë të policëve, të cilët kanë shoqëruar dy protagonistët në ambientet e brendshme të godinës së policisë.
Ndërkohë, mësohet se nga ana e agjentëve e Shërbimit të Çështjeve të Brendshëm dhe Ankesave kanë nisur hetimet për dy policët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












