Presidenti i Shqipërisë, Nishani denoncon Serbinë për nxitje konflikti në rajon: Arrestimi i Haradinaj i pajustifikuar

Shares

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e konsideroi një ngjarje të pajustifikuar arrestimin nga policia franceze e Ramush Haradinaj ndërkohë që denoncoi politikën konfliktuale të Serbisë në rajon vitet e fundit, raporton droni.al.

“Jam ndjerë i keardhur nga kjo ngjarje epajustifikuar, i coj solidaritetin tim zotit Haradinaj, familjes dhe qytetarëve të Kosovës. Ai është luftëtar i lirisë, kontributor shumë i vecantë i paqes në Kosovë. Arrestimi është tërësisht i pajusitifikuar pasi Haradinaj është gjetur ligjërisht i pafajshëm. Është paraqitur me vullnet para Gjykatës së Hagës dhe është deklaruar i pafajshëm prej saj. Jam i bindur se kjo ngjarje do të zgjidhet në favor të tij”, tha Presidenti Nishani në një intervistë në emsionin e gazetarit Roland Qafoku në Channel One.

“Nuk mund të besoj se shtete që e kanë njohur Kosovën si Franca të marrin në konsideratë akte që Serbia i nxjerrf në dëm të qytetarëve të vendeve të tjera si Republika e Kosovës dhe për veprimtari të kryera të supozuara jo në terririton e Serbisë por në një vend tjetrë, Kosovën”, argumentoi Presidenti.

Në vijim ai denoncoi një dekleratë të Presidentit serb sot. “Deklerata e sotme e Presidnetit të Serbisë nxit urrejtjen dhe konfliktin. Vitet e fundit Serbia ka inkurajuar sjellje konfliktuale me vendet e rajonit si Kroacia apo Maqedonia. Koha e superioritetit serb ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. Ne duam të jetojmë në paqe dhe stabilitet, edhe Serbia duhet të pranojë të hetojë në paqe dhe stabilitet”, tha Presidenti Nishani./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...