Presidenti i vendit tha sonte në një intervistë se ka pasur raste ku edhe ka gabuar. Duke folur në emisionin Debati në Channel One të Roland Qafokut ai komentoi se gabimet do të jenë një moment verifikimi dhe reflektimi në të ardhmen por megjithatë kosntatoi se përgjatë deklretimeve të tij ka pasur raste gabimesh.
“Mendoj se ndonjë rast për dekretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ndonjë dekret për Ambasadorë mund të ketë qenë i gabuar”, tha Presidenti.
Ai nuk komentoi më gjatë për emra të vecantë por ndërkohë njihen debatet që ka pasur Presidenti me ministrinë e Jashtme dhe ankesat e tij për mungesë kohezioni mes institucioneve të Presidencës dhe ministrisë në drejtimin e diplomacisë.
Po ashtu Gjykata Kushtetuese mëse njëherë ka treguar se mund të influencohet nga politika , qeveria apo faktorë të tjerë të rëndësishmë në politikën shqiptare përgjatë vendimarrjes së tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












