Një 35-vjeçar nga Dibra ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person në varrezat e fshatit.Arjan Skënderi, banues në Kllobçisht, akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri 43-vjeçarin me iniciale A. B., banues në Okshatinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur varrezat e fshatit Kllobçisht.Skënderi sapo ka parë 43-vjeçarin, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin “Opel Corsa”, është afruar tek makina e tij dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri mbi xhamin e pasëm.
Fatmirësisht A.B nuk u dëmtua nga të shtënat, por xhami i makinës është thyer plotësisht.Sipas policisë, arsyet e ngjarjes kanë të bëjnë me faktin që Skënderi nuk donte që A.B të shkonte në fshatin e tij.Kjo sepse para disa vitesh, vëllai i këtij të fundit kishte vrarë me armë zjarri dhëndrrin e Skënderit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












