Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Taulant Balla , ka shprehur qëndrimin e tij se është pro një sistemi mazhoritar në zgjedhje. Ai ka thënë se aktualisht partitë duhet të fokusohen te transparenca e tyre për të deklaruar financimet.
“Ne dhe LSI nuk jemi kundër numërimit elektronik. Për listat e hapura duhet një libër me 66 faqe për zgjedhësit. Personalisht jam pro sistemit mazhoritar. Për listat e hapura do të jetë problem numërimi i votave. Do të mungonin gratë nëse do të kishim listat e hapura”, ka thënë Balla teksa ka vënë theksin pikërisht se mandati i komisionit është fokusuar pikërisht në rekomandimet që kanë ardhur nga misioni OSBE/ODIHR. Ky qëndrim vjen vetëm pak ditë pasi LSI i ka propozuar palëve 7 amendamente për Reformën Zgjedhore, ku një prej tyre ishte pikërisht edhe aplikimi listave të hapura në procesin zgjedhor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












