Po, më pëlqen të të lexoj

Shares
Ylli Demneri
Nga Ilnisa Agolli

“Para kishës romake

ti shikon ballinën

unë belin tënd”

Ilnisa Agoll

Poezi të tilla, të krijojnë një lloj atmosfere të cilën e strehojmë në nevojat tona, për të zbërthyer një qartësi të plotë. Poet të tillë, të zgjojnë një lloj arsye të re duke prishur rendin e logjikës me fuqinë e fjalëve duke të sunduar aq papritur. Dukuri të tilla, fiziologjistët përcaktojnë se ndodhin në ëndërr e cila na shëtit mes fantazmagorive pa na habitur aspak në fakt, ndërsa aparati kontrollues është në gjumë dhe dëshira përfytyruese rri zgjuar dhe punon.

Kontrollimi i realitetit pëson një lloj metamorfoze për të dashur më tej. Ndjesia e kësaj poezie të shpie për të kontrolluar realitetin e disa gjërave dhe mezi-pritur t’i kthehesh.

Ishte 13 prill, mesnatë mbase. Në rrjetin social dhe përsëritjen e ritmit të gishtit, shtanga. Para kishës romake, sikundër lexova. Pa e parë hiç zgjerimin poetik të autorit vendos të shkruaj:

“- Ti ke muzë sot dhe mua po më pëlqen të të lexoj. Mos e lërë të ikë sot. Mëkati shijohet në kishë!

(Muza jote po shpërndahet)”.

Dhe një poet i tillë, i gjallë; është e pamundur mos përgjigjet:

“Le të shpërndahet muza. Unë ia mora mjaltin <>”.

Më kujtohet që me të njëjtën dëshirë të nesërmen pasi e lexova dhe rilexova për disa çaste, replikën e tij u ktheva në bletë dhe i fola nën zë shkronjave poshtë:

“Ti e solle atë!

Unë qesha

të gjithë e panë”.

A është e mjaftueshme për të qenë i gjithë mëngjesi i gëzueshëm? Mbase! Më kujtohen këto të thëna të shkruara dhe shprehura në këtë dialog i cili shkoi tej. Tek njohja e poezive të tij shumë të mëdha mund të them. Të thelluara, dashura, e përflakura nën qiellin e mendimit poetik.

Më kujtohet gjithashtu, Bertil Lindbland – president i Akademisë Mbretërore të Shkencave, i cili përgjatë ceremonisë së Nobelit prezanton me këto terma Saint-John Perse:

“Zoti Saint-John Perse, ju keni ditur me një intuitë sipërane të përshkruani me anë metaforash brilante kundërveprimin e shpirtit të njerëzimit në një botë me pasuri të pashtershme. Vepra juaj poetike mbulon me flatrat e saj të shkuarën, të tashmen dhe ardhmërinë; ajo pasqyron dhe prindërit, gjithë njëherazi, universin tonë në gjenezë”.

Më pëlqen përzgjedhja e hollë e shtëpisë botuese Odeon, që çuditërisht na sjell dhe MË KUJTOHET të Ylli Demnerit.

Një poet që duhet të lexojmë edhe para kishës romake.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...