Emergjencat e ditëve të fundit nga të ftohtit, për më tepër mungesa e kushteve të ngrohjes nëpër shkolla, nuk përbën problem për drejtuesit e arsimit në qarqe e qendër. Përkundër mundësive për përmirësimin e kushteve në shkolla, shqetësimi më i madh i tyre mbetet te të zbrit qejfin shefes, së tyre ministre. Në funksion të kësaj, ata kanë shtuar presionet ndaj mësuesve, duke ju kërkuar të votojnë si ministren më të suksesshme, ministren e Arsimit.
Denoncimin e bën deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.
“Mësuesit denoncojnë sms-të e marra nga drejtoritë e qarqeve ku i kërkojnë që të votojnë si Ministrin më të suksesshëm të qeverisë Ministren e Arsimit?!
DAR-et harrojnë emergjencat e shkollave dhe merren intensivisht me kapjen e suksesit të “shefes”.
Pastaj kjo ministri ka kohë që ka marrë pushimet.
Ndërsa ministrja vetë, i bie gjoksit se e ka depolitizuar arsimin!!!???
Gallatë rilindase…”, shkruan Boci në “Facebook”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












