VIDEO/ Si u ekzekutua Refit Toro sonte në Vlorë

Shares
 

Refit Toro, 32 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vlorës në një atentat të ndodhur pranë ish-Parkut të Tregtisë. 32-vjeçari ishte duke parkuar automjetin, kur autorët janë afruar me makinë dhe kanë qëlluar disa herë me automatik.


Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi me një automjet. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e tij. Ende nuk dihet shkaku i këtij atentati, por dyshohet se krimi ka motiv hakmarrjen.

Pak pas ngjarjes, Policia bëri me dije se, 32-vjeçari njihej si person me precedent kriminal dhe me rekorde të theksuara kriminale. Torojetonte jashtë Shqipërisë dhe prej pak kohësh ishte kthyer dhe jetonte në Tiranë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...