Banjot e shkollës 9 vjecare në njësinë administrative të Dajtit vetëm 4 km nga zyra e Erion Velisë, nuk janë brenda shkollës por shumë larg.
Fëmijët për të shkuar në banjo u duhet të jenë të shoqëruar përndryshe nuk ka “banjo”.
Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora News ka vëzhguar shkollën 9 vjeçare “Ferraj”, e cila është e ndarë në tre ndërtesa dhe ndodhet në kushte skandaloze për shkak se shiu që bie jashtë bie dhe brenda dhe rrezikon seriozisht jetën e fëmijëve që studiojnë pranë shkollës.
Gazetari: Ndodhemi vetëm 4 km larg nga Tirana në njësinë administrative Dajt. Ambientet ku zhvillohet mësimi, ambientet janë skandaloze. Shkolla është e ndarë në tre godina.
Drita Disha, mësuese në shkollën 9 vjeçare “Ferraj”: Kushtet siç i shikoni edhe vetë nuk janë aq të përshtatshme.
Mesim Topçiu, mësues: Kur bie shi, çfarë bie sipër futet brenda në klasë. Edhe ato pak mjete shihi si janë bërë. Tavani po na bie në kokë. Dru ka dhe është ngrohtë, por kushtet janë të këqija.
Dorina Llalla, drejtoreshë e shkollës: U bënë më se tre vjet që nga momenti që jam emëruar drejtoreshë. Duke parë këto kushte u kam drejtuar institucioneve përkatëse kërkesat për të ndryshuar këto kushte. Sinqerisht, në këto kushte nuk mund të zhvillohet një mësim normal.
Tualetet e shkollës
Nxënësit: Duhet të shkojmë lokali matanë.
-E kemi larg shumë.
-Kur bie shi marrim çadrat dhe shkojmë.
-E vështirë
Drejtoresha: Nuk është normale që këto banjo të jenë jashtë objektit të shkollës. Ne i kemi vënë në funksionim ashtu siç janë, por është e pamundur që fëmijët të shkojnë pasi duhet të jenë të shoqëruar nga mësuesit për shkak të distancës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
















