Nga Kastriot Dervishi
Sot po publikoj një dokument tjetër që provon se Nexhmije Xhunglini ka qenë anëtare e Partisë Fashiste në vitet 1941 – 1942. Kur publikova dokumentin e parë që provonte anëtarësimin e saj në Partinë Fashiste, kisha rastin të vëreja lloj-lloj reagimesh nervoze që synonin të vinin në dyshim një fakt historik. Sigurisht kisha disa prova që nuk e vinin në diskutim këtë fakt. Pëlqeva që provat t’i vendosja në hapësirë kohore të ndryshme.
Nga praktika të cilën e posedoj qysh nga viti 2010, po postoj një provë tjetër, sigurisht për ta lexuar në radhë të parë enveristët, të cilët vetëm Enver Hoxhën besojnë. Natyrisht kam edhe prova të tjera, të cilat do postohen në kohë të tjera. Enver Hoxha jo vetëm ia mbajti dokumentin bashkëshortes së tij, por edhe e përhapi si informacion. Faktin e anëtarësisë në Nexhmijes në GLA, strukturë që bënte pjesë në fashin e Tiranës të Partisë Fashiste (e qartë në formularin e regjistrimit), e ka bërë të ditur edhe Enver Hoxha gjatë një analize të datës 3 prill 1952 kur diskutoheshin kandidaturat në Komitetin Qendror të Partisë së Punës. Në këtë fjalë, Enver Hoxha thotë:

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













