Një vajzë e ka pësuar keq nga tre tranvestitë. Ndërsa ajo u ka hedhur një shikim, duket nuk ju ka pëlqyer tranvestitëve të cilët pas fjalëve “ça ke që sheh” dhe më pas i janë “lëshuar” me grushte vajzës 26-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur sot paradite në bulevardin “Zogu i Parë”.
Kanë qenë duke ecur tre shtetasit e identifikuar me inicialet Aleks M., Sokol Z., dhe Kadri Sh., përkatësisht 23, 33 e 24-vjeçarë, banues në Tiranë e Kosovë, dhe kur kanë parë vajzën që po i shikonte çuditshëm, i janë kthyer me fjalë e më pas e kanë goditur me grusht.
“Po i shihja se nuk kam parë ndonjëherë ballë për ballë tranvestitë”, është shprehur vajza me inicialet Dorela P., banuese në Tiranë në Polici gjatë kallëzimit
Nga ana e tyre të akuzuarit thanë se e kishin shtyrë dhe jo goditur vajzën, e cila sipas tyre i ka komentuar në rrugë për keq.
Policia i referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për tre shtetasit tranvestitë, për Nenet 90 dhe 25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












