Gjobvënia, dështon seanca e ballafaqimit të Ylvi Beqajt me Emiljano Shullazin

Shares

Ka dështuar sot seanca e ballafaqimit të Ylvi Beqajt me Emiljano Shullazin.
Shkak për dështimin e kësaj seance, ka qenë ankimimi i mbrojtjes për sigurimin e padisë dhe kërkesa e tyre për përjashtimin e trupit gjykues.
Pas këtyre kërkesave, avokatët dhe klientët e tyre janë larguar nga salla e gjyqit.
Në seancën e sotme të ballafaqimit te Krimet e Rënda, prezentë ishin, 5 të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Zela dhe Endri Qyqja dhe biznesmeni kallëzues Ylvi Beqaj.
Ky ballafaqim, pritej të ndodhte për herë të parë mes Shullazit dhe Beqjas, që kur ky i fundit ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorin, duke rrëfyer kërcënimet, shantazhet dhe pagesat në formë gjobe që ka bërë për llogari të bandës së drejtuar nga Emiljano Shullazi.
Ky ballafaqim në formë edhe dëshmie, do të bëhej në këtë fazë, edhe në formën e garancisë që dëshmia e Ylvi Beqjas të mos ndryshojë pavarësisht zgjatjes së afatit hetimor apo gjyqësor ndaj të grupit të të dyshuarve.
Sipas akuzës, gjatë hetimeve paraprake, Ylvi Beqja ka pretenduar se Shullazi dhe banda e tij, me anë të kërcënimit veç aksioneve të pronës që i kanë përvetësuar në Durrës, i kanë marrë biznesmenit në formë gjobe edhe një shumë që kap shifrën e rreth 550 mijë eurove në kesh. Për këto dhe veprime të tjera kriminale, prokuroria po heton Emiljano Shullazin dhe të dyshuarit si pjesëtarë të “bandës” së tij, për akuzën “grupit të strukturuar kriminal”.

ylvi beqaj - emiljano shullazi 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...