Sfida për Shqipërinë i sulet Ilir Metës

Shares

Sfida për Shqipërinë ka sulmuar sot kreun e Kuvendit Ilir Meta pasi ky i fundit kërkoi nga Presidenti mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për kapjen e Klement Balilit.

“Kryetari i Kuvendit, njeriu që e ka promovuar Kelmend Balilin politikisht dhe ekonomikisht, tashmë kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për arrestimin e këtij personi. Degjenerimi politik ka arritur kulmin. Kjo sepse arrestimi i Balilit nuk është as vullneti politik e as personal i askujt prej politikanëve shqiptarë, por një veprim që kërkohet nga ndërkombëtarët”, deklaroi sot kreu i Sfidës, Gjergj Bojaxhiu.

Sipas tij autoritetet nuk kanë ndërmend ta zbatojnë por u shërben në betejën politike me njëri tjetrin.

“A kanë ndërmend ta zbatojnë? Jo. Thjesht e kanë kthyer në një çështje të cilën të mund ta përdorin kundër njeri-tjetrit përpara zgjedhjeve”, deklaron Bojaxhiu.

“Ky nuk është shteti që shqiptarët duan. Një shtet i vogël dhe i pafuqishëm përballë një të inkriminuari. Këtë imazh nuk na e pranon Evropa. Këtë imazh po na e imponojnë, dhe nuk duhet ta pranojmë as vetë. Sfida jonë është të krijojmë një shtet te i cili të kemi besim dhe siguri. Shqiptarët nuk duan një shtet mafioz apo të kontrolluar nga falangat e mafies, por një shtet që ka fuqinë t’iu ruajë fëmijët dhe familjet. Duan një shtet për të cilin të jenë krenar. Kjo nuk është e pamundur!”, deklaron Bojaxhiu i cili ka shtuar daljet publike me afrimin e zgjedhjeve parlamentare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...