Organiza britanike Oxfam, e përfshirë në skandal seksual në Haiti

Organiza britanike Oxfam, e përfshirë në skandal seksual në Haiti

67
0
Shares

Drejtori i përgjithshëm i Oxfam Mark Gkolntringk pritet të dalë përpara një komisioni parlamentar të martën në Londër.

Skandali lidhet me Roland van Chaouvermeiron, shefi belg i OJQ-së për Haitin.

Sipas një raporti të brendshëm të vitit 2011, të cilin Oxfam e bëri publik dje në një version të censuruar, drejtori belg ka pranuar se në vitin 2011 kishte kryer marrëdhënie me prostituta në shtëpinë e tij, qeraja e së cilës paguhej nga organizata.

Por nuk bëhet fjalë për “prostituta”.

Vajza në foto, ishte 17 vjeç dhe 7 muaj shtatzanë kur ka shkuar për herë të parë me drejtorin belg – raporton Dita.

“Isha 7 muaj shtatzanë dhe në vështirësi. Ai mu afrua dhe më tha: Je shumë seksi, si mund të të ndihmoj? Unë shkova me të, por shumë shpejt ai humbi interesin sepse shumë vajza të tjera afroheshin tek ai nga nevoja. Ai pëlqente orgjitë dhe lezbizmin, – ka dëshmuar vajza përpara autoriteteve.

Oxfam i kërkoi dje falje zyrtarisht popullit haitian, duke shprehur “turpin” dhe duke ia dorëzuar dosjen e hetimit të brendshëm autoriteteve të Port-au-Prince.

“Ne kemi ardhur këtu (për të shprehur turpin tonë dhe për t’i kërkuar falje  qeverisë së Haitit dhe popullit të saj për atë që ndodhi”, tha Simon Taischerst, drejtor rajonal i Oxfam për Amerikën Latine dhe Karaibet në Port-au-Prince) .

Javën e kaluar presidenti i Haitit, Zovenel Moisiu ishte ankuar se skandali seksual që përfshiu punëtorët e Oxfam-it ishte vetëm “maja e ajsbergut”.

Ai kërkoi të kryhen hetime edhe për Save the Children, për Médecins sans Frontières dhe organizata të tjera humanitare që shkuan në Haiti pas tërmetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY