LSI reagon për herë të parë: Pse zgjodhëm Petrit Vasilin

Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë zyrtarisht për lëvizjen më të fundit ndër radhët e saj brenda kabinetit qeveritar Rama.
Përmes një deklarate për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho, duke njoftuar ndryshimin ka theksuar edhe përse kjo forcë politike ka zgjedhur Petrit Vasilin për postin e Ministrit të Drejtësisë, si personi që do të zëvendësojë Manjanin.
LSI vendosi të propozojë zotin Petrit Vasili si ministër i Drejtësië bazuar në rolin e tij si anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, duke shpresuar në këtë mënyrë për koordinim më të mirë të punës dhe bashkëpunim politik brenda qeverisë”- tha Xhixho.
Vendimi tjetër i LSI është zgjedhja e Luan Ramës si kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, në vend të Vasilit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...