“Mami, policët”, detaje të reja dalin nga vrasja e çiftit shqiptar në Athinë

Shares

Hetuesit grek kanë nxjerrë fakte të tjera sa i përket ekzekutimit me armë zjarri që iu bë çiftit shqiptar në lagjen Peristeri të Athinës në Greqi.
Pasi ka marrë në pyetje djalin 28 vjeçar të familjes, i cili është me prapambetje mendore njësoj si një fëmijë 5 vjeç, hetuesit kanë dyshime se dera është hapur nga brenda pikërisht nga ai.
Pyetjes se kush e hapi derën, 28 vjeçari i është përgjigjur 10 herë “Mami, mami, policia, policia”. Hetuesit me përvojë në analizimin e të dhënave thonë se ka dyshime se ka qenë djali i sëmurë me autizëm ai që ka hapur derën, pas trokitjeve pasi zilja nuk punonte.
I riu me probleme serioze mendore dhe psikologjike, ishte duke fjetur në sallonin e banesës 80 metra katror dhe oficerët e policisë vlerësojnë se ndoshta ai i hapi derën vrasësve.
Hetimet tregojnë se ai është i vetmi dëshmitar që dëgjoi zhurmën e autorëve në hyrje të banesës në kohën që po tentonin të thyenin derën.
“Ne nuk e përjashtojnë që brenda naivitetit dhe pafajësisë së mendjes së tij ai të ketë hapur derën. Ai pa personat e armatosur gati të sulmonin banesën dhe duke i parë me armë i ka kujtuar për policë dhe ka nisur të thërrasë të ëmën duke u drejtuar në dhomën e gjumit. Ky ka qenë momenti kur autorët e kanë qëlluar në nofull”- thotë një nga hetuesit e dosjes.
Thanas dhe Eleni Curra u ekzekutuan me një plumb në kokë, gjatë grabitjes së banesës së tyre të premten e kaluar.
Policia është duke analizuar kamerat e sigurisë në zonën përreth që të mund të identifikojë autorët. Sipas burimeve të CNN grek, hetuesit kanë mbledhur gjurmë të mjaftueshme ADN-je dhe priten rezultatet për të mësuar se kujt i përkasin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...