Perla e Berishës, i mbyll gojën Ramës me një histori: “Kishim dy qenë në shtëpi, njëri …”

Shares

Për t’i kujtuar Edi Ramës që prodhon një retorikë të pavlerë, kur endet sa nga një degë në tjetrën për t’i shpëtuar kanabisit dhe skandaleve si Tahiri, ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha tregoi një histori shumë domethënëse në Kuvend. Historia e rinisë së tij ka të bëjë me dy qentë që kishin në shtëpi.

Historia që tregoi Berisha:

Kishim dy qenë në shtëpi.

Njëri ishte një qen i madh dhe e mbanim të lidhur me rrethore. Ujk nuk kishte që i afrohej. Sapo i thosha unë ‘skape’, ai sulej dhe nuk i ndante dot njeri, as unë nuk i ndaja dot.

Ndërsa tjetri ishte një klysh që vetëm lehte. Lehte e më bezdiste shumë, sa unë i thoja, mos leh.

Dilte gjyshja në ballkon e më thoshte: Çfarë ke më thoshte?

Më çmendi ky klyshi, i thosha. Mos i thuaj ashtu sepse sa herë t’i thuash pusho, leh më shumë, me thoshte ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...