Për herë të parë një parti politike po voton në mënyrë lektronike për kryetarin dhe kryesinë.
Teknologjia dhe mënyra e përdorur është më e avancuar se sa ajo që përdori LSI në votimin e brendshëm të saj. Sipas kryetarit Ben Blushi kjo mënyrë votimi është unike dhe do të kthehet në praktikë të pandryshuar për Libran.
“ LIBRA është duke votuar. Asnjëherë një parti nuk ka mbajtur zgjedhje më të hapura, më transparente dhe më të sigurta.Votohet në mënyrë elektronike për Kryetarin dhe Bërthamën prej 30 antarësh. Ky votim do mbetet unik dhe do kthehet në praktikë të pandryshuar. Sikur të gjitha partitë të votonin kështu Shqipëria do ishte një vend tjetër”, shkruan Blushi.
Deri tani dy parti politike në Shqipëri, Libra dhe LSI kanë përdorur votimin elektronik. Opozita ka kërkuar që votimi në zgjedhjet parlamentare të bëhet elektronik por PS e kundërshton duke deklaruar se është shumë vonë për implementimin e tij. Libra e bëri këtë për 1 muaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












