Deklarata e Kocijançiç, “fake news” nga zyra e Vlahutin në Tiranë

Shares

Një numër mediash në Tiranë publikuan dje një deklaratë të vënë në gojën e Maja Kocijançiç sipas së cilës zyra e BE-së në Tiranë dhe ambasadorja Vlahutin gëzojnë mbështetjen e Komisionit.

Nga një kërkim në internet dhe ne faqet e BE dhe komisionit nuk ka asnjë gjurmë të deklaratës ndryshe nga sa është normale për deklarimet zyrtare.

Në fakt deklarata e atribuar tek Kocijançiç është dërguar te një numër i kufizuar mediash në orët e mbrëmjes të së premtes dhe cuditërisht u botua në disa media serioze pa shprehur asnjë dyshim rreth vërtetësisë së saj. Edhe droni.al e ka publikuar deklaratën por duke shprehur dyhsim në lidhje me tekstin dhe qëndrimin e saj.

Ja më poshtë teksti i deklaratës klandestine:

Deklaratë e Maja Kocijançiç, Zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit

“Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për shpifjet që janë shfaqur në shtyp kundër Delegacionit të BE-së dhe Kreut të Delegacionit në Shqipëri, Ambasadores Romana Vlahutin. BE-ja shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë tek Ambasadorja dhe gjithë i ekipi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.

Delegacioni do të vazhdojë, me përkushtim dhe në koordinim të ngushtë me institucionet e BE-së, ta shoqërojë Shqipërinë në reformën e saj të vështirë të shtetit ligjor për të vendosur një sistem gjyqësor të qëndrueshëm dhe të besueshëm, të cilin qytetarët e Shqipërisë e duan dhe e meritojnë. Shqipëria është një vend kandidat, që siç konfirmohet nga raporti i Komisionit i nëntorit 2016, po bën progres të fuqishëm drejt BE-së dhe ne do të ofrojmë vazhdimisht mbështetjen tonë që ky vrull të vazhdojë.”

Deklarata nuk është nisur nga emaili zyrtar i zyrës së BE-së në Tiranë por nga një adresë gmail e një prej punonjësve të zyrës në Tiranë që mbulon median.

Për shkak se kjo mënyrë publikimi nuk ëhstë në natyrën e zyrës në Tiranë por as Komisionit Europian dhe se deklarat nuk është e konfirmuar nga asnjë burim tjetër elektronik zyrtar, është publikuar në orët e para të fundjavës kur zyrtarët janë pushim dyditor do të ishte mirë që kjo deklaratë të kthehet në formën zyratre ose të distancohet prej saj si një “fake news”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...