29-vjeçarja Ermira Arapi, e cila u vra dje mizorisht nga i dashuri i saj me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore, është përcjellë sot për në banesën e fundit.
Ermira, nënë e një vajze vetëm 5-vjeçe është varrosur sot në Ngurrëz të Lushnjës, në vendlindjen e saj, pasi familja e bashkëshortit që jetonte në Greqi nuk pranoi që ajo të prehej në Fier.
Bërja publike e faktit se ajo ishte në një lidhje jashtëmartesore me Drini Dervenin, i cili po ashtu i dha fund jetës me armën e krimit, kanë bërë që familja e burrit mos të tolerojë veprimin e nuses së tyre.
Ndërkohë edhe familja e Ermirës nuk ka hapur dyert e mortit në fshatin Fermë Çlirim të Fierit, atje ku jetonte prej disa vitesh. Nuk dihet nëse bashkëshorti i saj dhe vajza, që jetonin të dy në Greqi, kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, që u mbaj në orën 13:00 në Ngurrëz.
Familjarët dhe të afërm të Ermirës, sot gjatë ceremonisë kanë qenë tepër diskret për mediat dhe nuk kanë bërë asnjë koment.
Ngjarja e rëndë që tronditi dje Fierin dhe mbarë opinion publik ndodhi gjatë orëve të paradites. Ermira Arapi nga Lushnja, u gjet e vrarë bashkë me Drini Dervenin, në një makinë tip ‘Fuoristradë’ buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit.Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 31-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip ‘TT’ në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. /BW/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











