Grabitja e parave të bankës, drejtori i policisë: Patrulla ishte aty, por…

Shares

Altin Qato, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë,  ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News24” për të folur për grabitjen me armë të parave të makinave të BKT në Qafë-Kashar pranë Rinasit.
“Kjo është një zonë me risk brenda kryeqytetit dhe policia është më e organizuar, por ky është një aks që jo se mungojnë shërbimet por nuk janë si në qytet. Ka patrullë në këtë aks rrugor për të marrë masa nëse ndodh ngjarja kriminale.
Ne i kemi shtuar një patrullë që rri tërë kohës në këtë aks rrugor. Ka patur 1 patrullë atë ditë. Ka pasur 2 ngjarje të tilla në këtë segment, por s’mund të themi se kjo rrugë është jashtë kontrollit. Me 2 ngjarje nuk mund të themi që kjo rrugë është jashtë kontrollit.
Nuk është detyrë e policisë për të vendosur kamera në rrugë, por është enti rrugor. Ne madje insistuam që ne të përcaktojmë të gjitha akset rrugore ku ka risk, ky ligj është miratuar por pritet të vihet në zbatim” – tha Qato.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...