Edi Rama vetemërohet në krye të Komitetit Shtetëror për Diasporën, ja anëtarët...

Edi Rama vetemërohet në krye të Komitetit Shtetëror për Diasporën, ja anëtarët dhe detyrat

91
0
Shares

Qeveria miratoi sot krijimin dhe funksionimin e komitetit shtetëror për diasporën.
Komiteti do të jetë organ konsultativ i Këshillit të Ministrave për bashkërendimin e politikave e të veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës dhe do të kryesohet nga Kryeministri.
Ndërkohë në përbërje të tij do të jenë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministri i Brendshëm, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ministrja e Drejtësisë, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrja e Kulturës, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Ministri i Shtetit për Diasporën, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Drejtori i INSTAT.

Fusha e veprimtarisë së Komitetit përfshin
a) përgatitjen e linjave orientuese për hartimin e politikave të reja aktive dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike në fushën e diasporës;
b) propozimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për çështje që lidhen me përmirësimin e pozitës së anëtarëve të diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në vendet ku jetojnë;
c) nxitjen dhe zhvillimin e dialogut për zbatimin e strategjisë, politikave dhe legjislacionit në fushën e zhvillimit të komuniteteve të diasporës;
ç) koordinimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën;
d) mbështetjen dhe monitorimin e veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare për Diasporën.

4. Komiteti mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj dhe sa herë është e nevojshme, me kërkesë të Kryeministrit.
5. Në mbledhjet e Komitetit mund të ftohen të marrin pjesë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare, të organeve të qeverisjes qendrore e vendore apo të institucioneve të tjera, pjesëmarrja e të cilëve çmohet e vlefshme për përmbushjen e misionit.
6. Veprimtaria e Komitetit mbështetet nga sekretariati teknik. Përbërja dhe detyrat e sekretariatit teknik përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.
7. Urdhri nr. 115, datë 11. 05. 2006, i Kryeministrit, “Për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit Ndërministror të Migracionit”, shfuqizohet.
Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave ngarkohen anëtarët e Komitetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY