Zbulohen fotot e dy ish-ushtarakëve të implikuar dhe arrestuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në aksin Qafë Kashar – Rinas.
Neim Avdulaj, 28 vjeç, ish-ushtar profesionist në Forcat e Armatosura të Zall Herrit.
• Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues
në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.
Neim Avdulaj me banim në Vlorë u arrestua ditën e sotme në kuadër të operacionit “Patriot”, ku bashkë me të u vunë në pranga edhe 2 grabitës të tjerë.
Po kështu, Avdulaj dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në të paktën edhe dy grabitje të tjera spektakolare që kanë ndodhur në vitin 2015.
• Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake.
Ditjon Memlika, ish-ushtaraku tjetër nga Tepelena që grabiti bankën në Rinas.
Ditjon Memlika, 31 vjeç, ka lindur në Tepelëne dhe banues në Tiranë. Memlika, sipas Policisë, ka qenë efektiv në forcat ushtarake.
Mësohet se Memlika është i martuar dhe ka një fëmijë. Ai ka qenë pjesë e grupit që akuzohet për tre grabitje spektakolare, së bashku me 5 autorët e tjerë, dy prej të cilëve janë ende në kërkim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














