Është finalizuar operacioni policor “Kolaudimi” ku janë vënë në pranga 6 shtetas pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kanë përfituar shuma të ndryshme nga qytetarët që varjonin nga 3.000 deri në 15.000 lekë të reja për kolaudimin e automjeteve të tyre pranë pikës kolaudimit Fushë – Prezë, Tiranë.
Është sekuestruar 1 automjet mercedez benz si dhe disa dokumenta të automjeteve të cilat nuk i përkasin personave të ndaluar si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme.
Me datë 14.02.2017, në orën 15.30, seksioni i korrupsionit në kuadër të operacionit ” Kolaudimi ” në bashkëpunim me Njësin Task Forcë, të Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës Parë Tiranë, pas një punë disa mujore është finalizuar procedimin penal i 2016 ,ku janë ndaluar shtetasit:
1. Bashkim RRAPI, 47 vjeç, banues ne Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë.
2. Agim BUDLLA, vjeç 45 ,banues në njesia Administrative Prezë, Bashkia Vorë.
3. Alban SALA, 42 vjeç banues në Tiranë.
4. Fatmir RRAPI, 31 vjeç, banues ne Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë.
5. Avni BUDLLA, 26 vjeç lindur ne Tirane dhe banues ne fshatin Ahmetaq, njesia Administrative Preze, Bashkia Vore – Tirane.
6. Eduart BUDLLA,26 vjeç,lindur ne Tirane dhe banues ne fshatin Ahmetaq, njesia Administrative Preze, Bashkia Vorë – Tiranë.
Arrestimi i këtytre shtetasve u bë për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të pa ligjshëm i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245/1 e 25 i K.Penal. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












