Flet kushëriri i të kërkuarit për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve: Po të kem informacion për kushuririn do informoj policinë

Shares

Djali i xhaxhait i grabitësit të gjashtë që është në kërkim Jetmir (Admir) Çerpja, është shprehur i befasuar nga veprimtaria e kushëririt të tij.
Gjatë një interviste për News24, Qerim Çerpja tha se nuk kishte asnjë dijeni se kushëriri i tij i parë kishte grabitur 3.2 milionë dollarë të bankës në datë 9 shkurt 2017.
“Jam i befasuar për ngjarjen. Nuk kam dijeni për vendndodhjen e Jetmirit. Nuk di asgjë dhe s’kam asnjë informacion për veprimtarinë e tij”, u shpreh Qerim Çerpja.
Ai pohoi gjithashtu se do të njoftonte policinë nëse do të ishte në dijeni se ku ndodhet Jetmir Çerpja, njëri nga grabitësit e parave të bankës.
“Nëse do të kisha informacion se ku ndodhej Jetmiri, do informoja policinë. Policia më bastisi shtëpinë në Zall Dardhë. Më bastisën shtëpinë dhe nuk më dhanë arsye. Më thyen derën dhe rrethimin e jashtëm. Shkova në Prokurori dhe nuk më morën denoncim. Do të padis policinë, më shkatërruan shtëpinë”, u shpreh Qerim Çerpja për News24.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...