Prangoset i kërkuari për drogën në Vilun, ja emri

Shares

Policia kë vendosur në prnga njërin prej personave, që ishte shpallur në kërkim për drogën prej 1.5 tonësh të kapur në Vilun të dielën. I arratisuri ka qenë në makinë bashkë me policin, Enriko Zyle dhe ishte efektivi i policisë ai që bëri të mundur largimin e tij. “Në vijim të operacionit “VILUNI BEACH,  ndalohet një tjetër  shtetas  i shpallur në kërkim: Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë. Ndalimi i shtetasit të lartëpërmendur  u bë pasi  më  datë 11.11.2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar po me këtë datë ku u sekuestruan 1502 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Materialet do i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 283/a 25 dhe 22 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...