Në mesjavë u arrestuan disa persona, pjesë një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni, në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Tiranës, të nisur në bazë të informacionit policor dhe të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Hetimi ka nisur pas një kallëzimi të një shtetasi, në muajin Shkurt 2017. Kallëzuesi ka deklaruar se vajza e tij, rreth 18 vjeç, është larguar nga shtëpia dhe dyshohet se shfrytëzohet për prostitucion.
Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet dhe urdhëroi policinë për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale, të cilat u zhvilluan për një periudhë rreth 6-mujore.
Nga të dhënat e përftuara në bazë të këtij hetimi, rezultoi se persona të ndryshëm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin shërbime seksuale nga vajza të reja për klientë të ndryshëm. Ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës.
Nga të dhënat hetimore rezultoi se shtetasja A. Kasa kishte lidhje me vajza të ndryshme, të cilat ushtronin prostitucion. Ajo kishte për detyrë që të siguronte lidhjet e këtyre vajzave me klientë të ndryshëm, të cilët paguanin te A. Kasa vlerat që arrin nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë të reja.
Kjo shtetase kishte komunikim të vazhdueshëm me shtetasit G. Kasemi e R. Gapi, të cili punonin si taksist. Këta shtetas kishin për detyrë që të siguronin klientë dhe të dërgonin vajzat në adresat e përcaktuara nga klientët. Për këtë shërbim, ata merrnin pagesë ekstra shërbimit taksi..
Në bazë të hetimit, rezultoi gjithashtu se A. Sulejmanasi dyshohet si i përfshirë në aktivitetin e “shfrytëzimit të prostitucionit”. Ky shtetas bashkëpunonte me taksistët e mësipërm, të cilët transportonin vajza, për llogari të tij, në adresa të ndryshme. Në të njëjtat pozita me A. Sulejmanasin është edhe shtetasi E. Mimini.
Në vijim të hetimeve, janë krijuar dyshime të arsyeshme se vajzat ushtronin prostitucion në hotele, ku, në disa raste, janë identifikuar të dhëna që sugjeronin përfshirjen në këtë aktivitet edhe të punonjësve të hoteleve (moteleve).
Këto të dhëna janë krijuar për shtetasin E. Shkalla, i punësuar në një hotel në Tiranë, i cili dyshohet se siguronte vajza për klientët e biznesit të tij.
Ndërkohë, dyshime ka edhe për administratorin e një hoteli për përfshirjen në këtë aktivitet, A. Ndoja, si i dyshuar për “mbajtjen e lokaleve për prostitucion”.
Pas vëzhgimit të kryer nga forcat operacionale, në mesjavë është ndërhyrë për arrestimin e personave të përfshirë.
Në bazë të veprimeve të deritanishme proceduriale, Prokuroria e Tiranë ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Për personat e mësipërm, të dyshuar për “shfrytëzim prostitucioni”, Prokuroria e Tiranës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Për shtetasin që dyshohet për veprën penale të “mbajtjes së lokaleve për prostitucion“, Prokuroria e Tiranës kërkon “arrest me burg” 30 ditë, deri në përfundim të kryerjes së disa veprimeve të tjera hetimore.
Ndërkohë, për disa shtetas të tjerë, të kapur në flagrancë gjatë operacionit policor, të dyshuar për veprën penale të “prostitucionit”, Prokuroria kërkon masën e “detyrimit për paraqitje“.
Ndërsa vëzhgimi dhe përgjimi i kryer nga policia ka zbardhur një pjesë të mira të episodeve të prostitucionit dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet.
Në një prej rasteve, policia ka vëzhguar dy nga vajzat, të cilat po përgatiteshin të shkonin me një klient.
Pak para takimit mes tyre, vajzat zhvillojnë një bisedë telefonike mes tyre, ku vajza e parë e cila ishte në lokal me dy meshkuj, i kërkon shoqes të marrë edhe prezervativë me vete.
Ndërsa vajza tjetër ia kthen shoqes se, nuk kishte lekë me vete.
“Merr prezervativ. Nuk kam asnjë lek me vete…”.
Më pas vajza i thotë se, e pret në një lokal në zonën e Freskut, ku është me një shok “yll bote”.
Përgjimet
099: .. zemër hajde për tek xxxxx te Fresku, jam me 2 miqt e mi po hajde mos u vono. Mer taksi se ta paguaj unë.
405: dërgon sms ku pyet se ku dhe i thotë “Aty zemër sa kalon Freskun”.
099: Po te xxxxxxx
405: Ok po vi. Mos është ai që pi moj?
099: Jooo
405: ok
099: Merr prezervativ
405: Nuk kam asnjë lek me vete
099: ok ska gje
405: A je aty ku ke qen ate dit
099: Po por me nje shok tjeter njeri yll bote.
405: ok
830: E more vesh atje ti ke Gjyshi (bëhet fjalë për hotel xxxxx).
123: Jo
830: E kanë kap pra
123: Kë?
830: Atje pra, Andi a brenda me gjith Mondin
123: Po për ça, për ato?
830: Për ato pra, kishte shku aj, ça është një taksixhi që meret kshu
123: E Rushi
830: Ëë, e kishte çu nja dy femra
123: E kanë kap Rushin? Kur mramë?
830: Parmramë
123: Po mirë, bëne mirë që më the
830: Po pra…
123: Rushin kanë kap apo tjetër?
830: Andi e Mondi është mrena edhe Rushi
123: Vari k… mirë që më the
830: E pra… kush ti jep lajmet e mira ty
123: Hallall që të ruhem dhe unë, pranej
830: Rruje ti rruje, jo rruju… DRONI.al
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2052298061723221/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












