Kapet kokainë në Elbasan, arrestime

Shares

Të paktën 10 doza kokainë u kapën në Elbasan ndërkohë që dy persoan u arrestuan.

“Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në kuadër të një proçedimi penal finalizuan me sukses operacionin e koduar “Porosia e fundit “

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 Emiljano Ramazani, 37 vjeç banues në Elbasan.

 Marenglen Kamami, 33 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” me targa AA 806 JL u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale10 doza lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Kokainë”

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Lëndën narkotike

50.000 lekë

14 aparate celularësh të markave të ndryshme

Automjetin tip “Ford” me targa AA 806 JL dhe automjetin tip “Peugeot” me targa AA 749 MY

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...