Kryetari i PD deklaroi se opozita dhe qytetarët shqiptarë kanë marrë vendimin për të siguruar zgjedhje të lira të ndershme duke rrëzuar qeverinë dhe krijuar një qeveri teknike.
“Ne do qëndrojmë në shesh derisa do sigurohen zgjedhje të lira. Unë do të qëndroj në këtë shesh. Ju ftoj të qëndrojmë sëbashku për të realizuar zgjedhje të ndershme përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe krijimit të një qeverie teknike”, ka mbyllur Basha fjalimin e tij.
Në vijim është dëgjuar himni kombëtar: “Kush është burrë nuk dorëzohet….” si dhe jane djegur tre dordolecet me portretet e Rames, Tahirit dhe Beqes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













